Presidenti i Kosovës me telegram ngushëllimi për familjen Sope nga Zhuri

24 shkurt 2019 | 09:36

Aksidenti i djeshëm që ka ndodhur në aksin rrugor, Prizren-Zhur, e ku mbetën të vdekur babai me dy djemtë e tij, ka tronditur mbarë opinionin kosovar.

Para pak çastesh ndërkaq, Thaçi në profilin e vet “Facebook”, ka ngushëlluar familjen Sope nga Dragashi.

“Humbja e jetës së tre anëtarëve të familjes Sope në aksidentin tragjik është pikëlluese për gjithë qytetarët e Kosovës. Familjes Sope i shprehim ngushëllimet më të thella dhe bashkohemi me dhembjen e saj të madhe. HTH”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi Damir Mulaomeroviq ka paralajmëruar se Kosova të dielën synon…