Presidenti i Kroacisë: Do ta marrë Vuçiqin për dore e ta çojë në Jasenovac

25 korrik 2022 | 16:06

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka komentuar deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se nuk do të heq dorë nga vizita e tij në Jasenovac sepse siç ka theksuar ai “kroatët nuk mund ta trembin atë”.

“Të sqarojmë fillimisht kohën e rrëzimit të aeroplanit ukrainas me armë serbe dhe arratisjen e Vuçiqit. Fakti është se disa ditë para rrëzimit të avionit, Vuçiqi po përgatitej për në Jasenovac dhe se ndoshta nuk e kanë rrëzuar qëllimisht avionin. Nuk janë të lidhura me njëra-tjetrën, por nuk është bërë siç është dashur. Është bërë fshehurazi përmes ndërmjetësve. Për këtë jam informuar në detaje gjatë gjithë kohës, por nuk kam folur për këtë”.

“Vuçiqi duhet ta kishte njoftuar zyrtarisht vizitën. Është normale të bëhet kështu. Ai është presidenti i parë serb që e ka kërkuar. Së fundmi, e shoh Vuçiqin duke balancuar deklaratat e tij, duke përfshirë edhe mitin se 700 mijë njerëz vdiqën në Jasenovë, kështu që nuk është as afër. Pse nuk mjaftojnë 90 mijë njerëz? Nëse doni një marrëdhënie konkrete fqinjësore, atëherë vazhdoni dhe kontribuoni në të”, ka thënë presidenti kroat, raporton “Index.hr”.

Më tutje, presidenti kroat ka thënë se do ta marrë për dore dhe do ta qojë Vuçiqin në Jasenovac.

“Sa i përket shkuarjes në Jasenovac, në fund do ta marrë për dore atje dhe nëse nuk funksionon ndryshe”.

“Dhe kini kujdes, kur thoni se qeveria kroate është ustashe. Epo, nuk është. Ka shumë pak ustashë në Kroaci, por çetnikë në Serbi ka sa të duash”, ka thënë Milanoviqi.

Ditë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishte planifikuar ta vizitonte privatisht Jasenovacin dhe Pakracin, por i është ndaluar hyrja në Kroaci nga autoritetet e atjeshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gavi është i emocionuar për fillimin e sezonit të tij…