Presidenti i Kroacisë: Mbështesim fuqimisht Shqipërinë

18 tetor 2023 | 16:09

Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të posaçme plenare për presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvend para deputetëve, presidenti Milanoviç theksoi mbështetjen e Kroacisë ndaj Shqipërisë, teksa tha se vendi ka bërë përparim në integrimin e BE.

“Dy vendet tona ndajnë lidhje kulturore, historike, gjeografike dhe politikë. Miqësia jonë daton prej kohësh, kur ishte mëse e nevojshme gjatë mbrojtjes së luftës për pavarësi në Kroaci. Shqiptarë të shumtë u angazhuan aso kohe dhe për këtë jemi shumë mirënjohës. Pakicat shqiptare në vendin tonë, janë shumë aktive, janë urë mes nesh, janë shembull i shkëlqyer sesi mund të shërbejë si urë mes dy vendeve një minoritet. Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos ekonomik. Eksportet dhe importet nga Shqipëria janë rritur me përqindje të konsiderueshme. Kemi shqiptarë turistë në Kroaci, numri i cilëve është në rritje”.

“Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi. Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. E përgëzoj Shqipërinë për përparimin e madh dhe shpresoj që ky progres të vlerësohet. Kroacia do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht Shqipërinë në integrimin në BE si politikisht ashtu edhe nga ana teknike”, ka thënë presidenti kroat.

Në fund të fjalimit në Kuvend, ai u përcoll me duartrokitje nga deputetët e Kuvendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është shprehur i zemëruar të…