Presidenti i Kroacisë: Serbia është e mirëpritur në BE, por së pari duhet ta njohë Kosovën

12 korrik 2023 | 13:27

Presidenti i Kroacisë,  Zoran Milanoviq, i cili është duke marrë pjesë në samitin e NATO-s në Vilnius të Lituanisë, ka thënë se Serbia është e mirëpritur në Bashkimin Evropian, por  sipas tij ka ende vende anëtare të BE-së për të cilat çështja e pavarësisë së Kosovës është e diskutueshme.

“Serbët duhet të vendosin se ku janë. Sa më përket mua, ata janë të mirëpritur, por ata duhet të vendosin se ku janë”, ka thënë Milanoviqi në një deklaratë për gazetarët pas ditës së parë të samitit.

Duke vënë në dukje shumë kontradikta, Milanoviqi, ka thënë se në samit ka folur për situatën në Kosovë dhe, siç ka thënë, sulmin ndaj KFOR-it dhe nevojën e njohjes së “pavarësisë së Kosovës”.

“Ne e ftojmë Ukrainën të bëhet anëtare e NATO-s dhe mes nesh ka ende nga ata që nuk duan të njohin ekzistencën e Kosovës”, ka thënë Milanoviq.

Më tutje, ai ka folur edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila sqaron se është më e mirë se sa ishte, por e pakënaqshme.

“Kjo na shqetëson të gjithëve, është pjesë e mjedisit të sigurisë në të cilin vepron NATO”, ka thënë presidenti kroat.

Duke folur për disa kontradikta të tjera kur bëhet fjalë për anëtarësimin e disa vendeve të BE-së, Milanoviqi ka thënë: “Nga ana tjetër, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, të cilët prej vitesh janë të mirëpritur në aleancën ushtarake më demokratike dhe delikate në botë, ulen me ne në NATO në baza të barabarta dhe në negociatat për BE. Ata janë diku atje… askund, madje është diskriminim, është një kontradiktë e paqëndrueshme”.

Ai është pyetur se çfarë janë duke bërë ato vende në NATO, nëse nuk përmbushin disa vlera të tjera.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz…