Presidenti i La Ligas: Do të ishte i bukur rikthimi i Ronaldos në Real

17 mars 2021 | 16:51

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas është i emocionuar për rikthimin e mundshëm te Cristiano Ronaldos.

Mediat e njohura spanjolle, si El Chiringueto dhe Cadena Cope raportuan se portugezi do lejohet të largohet gjatë verës nga Juventus dhe agjenti i tij Jorge Mendes, ka kontaktuar “Los Blancos”.

Gjithashtu, trajneri Zinedine Zidane tha se rikthimi i Ronaldos është i mundshëm.

I hapur për këtë rikthim është edhe Tebas, i cili e quan Ronaldon gjeni dhe yll. “Ai vazhdon të bëjë ndryshimin, është ende gjeni dhe yll. Është lojtar i bërë në Madrid, do ishte bukur”, tha ai.

Ish-ylli i Manchester Unitedit, është golashënuesi numër një në histori të Realit me 450 gola në vetëm 438 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Instagram” së shpejti do të përdorë teknologji të reja të…