Presidenti i La Ligas: Messi është lojtari më i mirë në histori

25 shtator 2019 | 15:30

Javier Tebas e vlerëson lartë yllin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili sipas tij është lojtari më i mirë në histori.

Messi mori për herë të parë çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj , përpara Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, në Milano të hënën. Fituesi i pesë herë “Topit të Artë”, Messi ka një rekord mahnitës duke fituar 34 tituj me Barcelonën, nga viti 2004. Debati se kush është lojtari më i madh shpesh është përqendruar te Messi, Ronaldo, Diego Maradona dhe Pele, por Tebas nuk ka dyshime. Sipas presidentit të La Ligas, ylli argjentinas i katalunasve është lojtari më i mirë në histori.

“Ai është lojtari më i mirë në histori. Ne jemi me fat që e kemi në La Liga. Nuk mund ta imagjinoj një kampionat pa Messin. Ai ka lindur në ligën spanjolle dhe shpresoj që ai të përfundojë [karrierën e tij] këtu”, ka thënë presidenti i La Ligas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot ajo është një prej femrave më të lakmuara në…