Presidenti i La Ligas: PSG-ja po e shkatërron futbollin

03 shtator 2021 | 12:51

President i Ligës Spanjolle të Futbollit, Javier Tebas, sulmon ashpër Paris Saint-Germain.

Nëpërmjet profilit të tij në “Twitter”, numri një i La Ligas është i drejtpërdrejtë teksa hedh akuza për shpenzimet e çmendura të klubit parisien në pronësinë e Emirit të Katarit teksa shkruan.

“Klubet-shtet janë të rrezikshëm për futbollin po aq sa edhe Superliga. Kemi kritikuar Superligën, pasi po shkatërronte futbollin evropian, dhe jemi po kaq kritikë edhe në drejtim të PSG-së. Humbjet nga pandemia i kanë kaluar mbi 300 milionë euro, përfitimet nga të ardhurat e të drejtës televizive në Francë ranë me 40 %, atëherë si i paguajnë 500 milionë euro paga? Kjo është e papranueshme”, ka thënë Javier Tebas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një akt terrorist ka ndodhur këtë të premten në Zelandën…