Presidenti i La Ligas: Ronaldo dhe Mourinho të rikthehen në Spanjë

06 shtator 2019 | 17:08

Cristiano Ronaldos dhe Jose Mourinhos i është kërkuar që të kthehen sërish në futbollin spanjoll nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, në verën e vitit 2018 u largua nga Real Madrid, për t’iu bashkuar Juventusit, ndërsa Jose Mourinho nuk ka drejtuar asnjë skuadër spanjolle që pas largimit nga ‘Los Blancos’, në vitin 2013.

“Do të më pëlqente të kthehej përsëri Cristiano Ronaldo dhe që Jose Mourinho të ishte trajner i një skuadre spanjolle. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm dhe një emër i mirë për të promovuar ligën tonë”, ka thënë Tebas.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Werder Bremen, Milot Rashica nuk është i gatshëm…