Presidenti i La Ligës: Nuk na mungon Ronaldo

16 nëntor 2020 | 11:27

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, këmbëngul se kampionatit spanjoll nuk i mungon Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për “Marca”, ai deklaron se Seria A nuk është përmirësuar shumë me transferimin e CR7 në Itali. Gjithashtu, spanjolli flet edhe për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Barcelona apo dhe Sergio Ramosit nga Real Madridi.

“Ma kujtojnë shpesh largimin e Ronaldos në ‘Twitter’, por unë dua t’ju siguroj se asgjë nuk ka ndryshuar për ne. Të them të drejtën, nuk mendoj se kampionati italian është përmirësuar shumë tashmë që ai luan atje, madje ata as nuk e vunë re diçka të tillë”, ka thënë 58-vjeçari.

“Largimet e Messit dhe Ramosit? Padyshim që nuk dua që ata të largohen nga La Liga, por nëse kjo do të ndodhte, atëherë ne të gjithë duhet të japim më shumë për t’i zëvendësuar ata. Edhe Neymari u transferua te PSG-ja, por Liga 1 mbetet Liga 1. Marka e La Ligës dhe klubet e mëdha që marrin pjesë janë mbi çdo lojtar individual, pavarësisht se sa i talentuar mund të jetë ai”, ka shtuar Tebas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një video e një plaku shqiptar nga Kosova teksa detyrohet…