Presidenti i Lazios: Immobile nuk është në shitje
20 korrik 2023
| 16:41
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, këmbëngul se Lazio nuk ka marrë asnjë ofertë për Ciro Immobile duke thënë se ai nuk është në shitje.
“Sportitalia” raportoi se Lazio kishte marrë një ofertë prej 30 milionë eurosh nga një klub saudit për italianin, ndërsa oferta për Immobile ishte 18 milionë euro në sezon.
“Immobile nuk është në treg dhe ne nuk kemi marrë asnjë ofertë”, ka thënë Lotito. Në një intervistë të mëparshme, Lotito kishte pohuar se çmimi minimal i kërkuar për Immobile ishte 50 milionë euro. “Bianconcelestët” kanë shitur tashmë mesfushorin Sergej Milinkovic-Saviq në Al-Hilal për 40 milionë euro këtë verë.