
Presidenti i Letonisë siguron Kosovën: E keni mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim në Këshill të Evropës
20 mars 2025
| 14:45
Letonia jep mbështetjen e plotë ndaj Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Kështu ka thënë presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics, në një konferencë për shtyp të përbashkët për medie me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Mes tjerash, presidenti letonez, ka thënë se mbështet thirrjen e autoriteteve kosovare ndaj BE-së për heqjen e masave “të padrejta” ndaj vendit të vendosura nga qershori i para dy viteve që nga instalimi i kryetarëve shqiptarë në komunat të banuara me shumicë serbe.
Vizitën e tij në Kosovë e quajti “për dy arsye”, njëra ka thënë për rrafshin bilateral dhe zgjerimin e marrëdhënieve dhe tjetra për vizitë të kontingjentin letonez në KFOR.