Presidenti i Lille konfirmon ofertat e Juventusit, Interit dhe Barcelonës për yllin e ekipit
Presidenti i Lille, Olivier Letang ka zbuluar se Jonathan David ka marrë një ofertë për të rinovuar kontratën e tij që skadon në verë dhe këmbëngul, por ai gjithashtu ka oferta edhe nga tri klube të mëdha evropiane.
Lille pret sot (e martë) në mbrëmje gjigantin e Serie A, Juventusin, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Ligë së Kampionëve.
Bianconerët do të monitorojnë nga afër Davidin, jo vetëm sepse kanadezi ka shënuar tashmë 12 gola në të gjitha garat këtë sezon, por edhe sepse ata janë një nga klubet e interesuara për të siguruar nënshkrimin e tij në fund të sezonit.
Kontrata e Davidit me Lille skadon në qershor, kështu që nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re, ai mund t’i bashkohet çdo klubi falas në 2025.
“Po flasim me Jonathan. Ai ka një ofertë në duart e tij dhe ka thënë se LOSC është klubi i tij, por diskutimet tona duhet të mbeten private”, ka thënë fillimisht Letang për gazetën Tuttosport.
Është raportuar se rivalët e Juventusit në Serie A, Interi, kanë hapur tashmë bisedimet paraprake me rrethin e Davidit, por Newcastle dhe Barcelona po monitorojnë gjithashtu 24-vjeçarin.
“Ai është në një moment pozitiv, por po bën paraqitje pozitive sepse ka një ekip pas tij, një grup lojtarësh që e lejojnë të shënojë gola”.
“Kolektivi do të jetë çelësi në lojën [kundër Juventusit]. Ashtu si kundër Real Madridit, do të na duhet një paraqitje perfekte nëse duam një rezultat pozitiv. Juventusi është favorit, por ne kemi cilësitë tona”, përfundoi presidenti i Lille.
Juventus dhe Lille kanë gjashtë pikë në tre ndeshje të Ligës së Kampionëve, por skuadra e Ligue 1 tashmë mundi Real Madridin dhe Atletico Madridin.