Presidenti: I lumtur që u shërua pacienti i parë me Covid-19
26 mars 2020
| 21:22
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se është i lumtur që është shëruar personi i parë me koronavirus në Kosovë.
“I lumtur që edhe Kosova tashmë e ka të shëruarin e parë nga virusi COVID19. Me disiplinë, me kujdes dhe duke ndjekur rekomandimet e IKSHP-së & WHO edhe këtë sfidë do e kalojmë! Mirënjohje të pakufishme për përkushtimin e personelit shëndetësor”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/