Presidenti i Malit të Zi: Njohja e pavarësisë së Kosovës, një çështje e kryer

06 gusht 2023 | 12:55

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës, anëtarësimi i vendit në NATO dhe sanksionet kundër Rusisë si pjesë e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian – janë çështje të kryera.

Milatoviq i tha RTV Sllovenisë, kur u pyet për të komentuar marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë dhe Rusinë dhe ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe, se ish-presidenti Milo Gjukanoviq e solli çështjen e kishës në politikën e përditshme, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, politikanët në Mal të Zi tani janë fokusuar në temat që janë me rëndësi thelbësore për qytetarët, përkatësisht standardet ekonomike dhe të jetesës, sundimi i ligjit dhe integrimi evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ditën e sotme e ka…