
Presidenti i Malit të Zi sot viziton Kosovën
18 maj 2022
| 08:02
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sot vjen për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë.
Ai do të pritet me ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani në orën 10:00. Pas takimit do të ketë konferencë për medie.
I pari i shtetit të Malit të Zi do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, i cili me këtë rast do t’i japë Çelësin e Qytetit.