Presidenti i Malit të Zi: Vendi ynë është në qendër të planeve për ‘Serbinë e Madhe’
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, e ka akuzuar përsëri Beogradin për punën e projektit të “Serbisë së Madhe”.
Siç ka deklaruar ai, Mali i Zi është në qendër të asaj që quhet “Serbia e Madhe”.
“Ne jemi dëshmitarë të vampirizimit të politikës së viteve 1990 me ambiciet e fshehura të forcave retrograd për të arritur qëllimet e tyre nga ajo kohë me mjete të tjera. Për fat të keq, Mali i Zi, i cili shihet si një pjesë e rëndësishme e botës serbe dhe një frazë e re për projektin e ‘Serbisë së Madhe’, është në qendër të shumë planeve dhe projekteve shtetërore”, ka thënë Gjukanoviqi mbrëmë në një tribunë në Nikshiq.
Zgjedhjet në Nikshiq do të mbahen të dielën, më 14 mars, në një atmosferë tensioni të madh.
“Ne e dimë shumë mirë”, ka thënë Gjukanoviqi, duke shtuar “se cili ishte roli i Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe në përgatitjen dhe realizimin e ofensivës më të fundit të këtij koncepti të vjetërsuar historikisht gjatë zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit të kaluar”.
Ai ka thënë se në fushatën për zgjedhjet lokale në Nikshiq, ai rol është edhe më agresiv dhe i hapur.
“Të mbështetur nga forcat e brendshme nga ata që duan të tradhtojnë pa asnjë turp e paraqesin si një virtyt modern demokratik, i cili fatkeqësisht ka një gjenezë tjetër në Malin e Zi nga Andrija Radoviq te Andrija Mandiq”, ka thënë Gjukanoviqi.