Presidenti i Maqedonisë së Veriut pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë

15 dhjetor 2021 | 10:44

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka arritur në Prishtinë, ku është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Aktualisht presidentja Osmani dhe presidenti Pendarovski kanë zhvilluar një takim, ndërsa pas takimit dy presidentët janë duke mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

“Një pritje e ngrohtë me nderime shtetërore dhe ushtarake në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë nga presidentja Vjosa Osmani. Vizita ime zyrtare në Republikën e Kosovës”, ka shkruar në “Facebook” presidenti i Maqedonisë së Veriut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) njofton se do të ketë…