Presidenti i Napolit: Mourinho nuk është pjesë e planeve tona
26 janar 2024
| 16:29
Që pas shkarkimit nga Roma, në të gjitha mediat italiane përflitet se Mourinho është në bisedime me Napolin, për të qenë kështu trajneri i ardhshëm i të kaltërve.
Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka folur duke hedhur poshtë të gjitha këto thashetheme.
“Jose Mourinho nuk është pjesë e planeve tona, nuk ka qenë diskutuar asnjëherë. Besoj se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Itali”, ka theksuar De Laurentiis dhe duke mohuar të gjitha thashethemet e merkatos.