Presidenti i Napolit: Osimhen nuk është në shitje
08 shkurt 2023
| 11:49
Manchester United dhe PSG-ja janë të gatshëm të paraqesin një ofertë me tre shifra, por Victor Osimhen nuk është në shitje në fund të këtij sezoni, për këtë garanton presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.
“Osimhen nuk është në shitje. Lojtarët tanë janë të shumëkërkuar, por ne nuk jemi të detyruar të shesim, nuk dua të shes askënd pasi klubi jonë nuk ka borxhe”, u shpreh De Laurentiis për “Bild”. Osimhen ka një kontratë të vlefshme deri në 2025.