Presidenti i Napolit: Sarri më tradhtoi për para
15 qershor 2020
| 16:06
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i është rikthyer largimit të Maurizio Sarrit, duke e cilësuar tradhti kalimin e tij te Juventusi.
“Më ka tradhtuar me justifikimin më vulgar, që ka të bëj me paratë. Unë doja që t’i besoj, por ai zgjodhi që të largohej. Më la në pritje deri në ndeshjen e fundit, duke krijuar paqartësi për shoqërinë”, ka thënë numri një i Napolit.
Trajneri aktual i “Zonjës së Vjetër” kaloi tri sezone te Napoli, duke i bërë tifozët që të ëndërronin edhe titullin, por De Laurentiis kujton: “Kur e zgjodha tifozët bën parulla kundër meje”.
Fillimisht Sarri kaloi në Angli ku drejtoi për një sezon Chelsean, ndërkohë që më pas u rikthye në Itali për të marrë drejtimin e Juventusit.