Presidenti i Polonisë e quan ‘incident fatkeq’ rënien e raketës ruse në vendin e tij
16 nëntor 2022
| 12:44
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë se raketa ruse që ka rënë në vendin e tij, duke vrarë dy persona ishte “ndoshta një incident fatkeq”.
“Nuk kishte asnjë bazë për të besuar se incidenti me raketa ishte një sulm”, ka thënë Duda të mërkurën,
Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka informuar aleatët gjatë ditës së sotme se rënia e raketës në Poloni ishte si rezultat i mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Raketa që ka rënë në një fshat polak në kufi me Ukrainë la të vdekur dy persona. Polonia dhe anëtarët e NATO-s ishin të kujdesshëm në reagimet e tyre menjëherë pas raportimeve të para, derisa të përfundonte një hetim i plotë.