Presidenti i PSG-së: Arritje madhështore, e prisja prej kohësh këtë moment
17 prill 2024
| 16:01
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi u shpreh i lumtur pas kualifikimit të parisienëve ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës. Kam kritikuar shumë skuadër, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, ka thënë Al Khelaifi.