
Presidenti i PSG-së: Fitimi i Ligës së Kampionëve nuk është detyrim
03 mars 2025
| 14:43
Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG, ka thënë për “Bild” se fitimi i Ligën e Kampionëve nuk është më objektivi kryesor i klubit.
“E pranoj hapur, ne po mësojmë nga gabimet tona. Nëse më pyesni nëse qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve, unë do të thosha jo. Por nëse më pyesni nëse duam të luftojmë në çdo ndeshje, përgjigja është po. Ne duam të luajmë futboll sulmues, të argëtohemi, absolutisht po. A kemi lojtarë për ta bërë këtë? Ende po. Ne kemi lojtarë që janë të aftë për të bërë një sezon të madh në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Al-Khelaifi.