Presidenti i PSG-së: Kurrë nuk do ta shesim Mbappen
07 qershor 2021
| 14:14
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është shumë i sigurt se sulmuesi Kylian Mbappe do qëndrojë në “Parkun e Princave”.
Francezi është i lidhur me largimin nga PSG-ja dhe kalimin te Real Madrid, me kontratën që i skadon vitin tjetër, ndërsa ka refuzuar disa oferta për rinovim.
“Do jem shumë i qartë. Kylian Mbappe do vazhdojë këtu te PSG-ja, ne asnjëherë nuk do ta shesim dhe ai kurrë nuk do largohet si agjent i lirë. E pamundur”, ka thënë Al Khelaifi për “L’Equipe”.