Presidenti i PSG-së: Ne e duam Salahun

06 dhjetor 2024 | 12:20

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi e ka pranuar publikisht admirimin e tij për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Egjiptianit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të këtij sezoni dhe nuk janë bërë përparime drejt arritjes së një marrëveshje për rinovim.

“Ne e duam Mo Salah. Por ai ka një kontratë me Liverpoolin, prandaj nuk kemi folur kurrë me të. Ai është nga rajoni ynë [MENA]. Jam shumë krenar për atë që ka arritur në Premier Ligë. Kam respekt të madh për të dhe për Liverpoolin”, ka thëne AL-Khelaifi.

Ishte vet Salah që foli disa herë se nuk është bërë progres rreth rinovimit të tij, teksa këtë sezon po tregon performancë spektakolare me ekipin e Liverpoolit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…