Presidenti i PSG-së: Po punojmë për t’i mbajtur Mbappen dhe Messin
27 mars 2023
| 11:50
Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka shprehur dëshirën e tij për të mbajtur Kylian Mbappe dhe Lionel Messi në ekip, pavarësisht spekulimeve të shumta për largimin e tyre.
Kreu i PSG-së deklaroi se klubi nuk po kërkon të bëjë një tjetër gabim dhe të lërë yjet e skuadrës së tij të largohen pas eliminimit në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munchen.
“Ne jemi me fat që kemi disa nga lojtarët më të mirë në botë, të cilët donin të luanin për PSG-në pavarësisht se morën oferta nga klube të tjera. Ne po punojmë për t’i mbajtur ata. Ne do të analizojmë atë që po bëjmë dhe do të sigurohemi se mund të vazhdojmë me ta; ne duam t’i bëjmë gjërat në përputhje me rrethanat. Nuk do të bëjmë gabime”, ka thëne Al-Khelaifi.