Presidenti i Rapidit: Rrahmani nuk po luan për shkak të lejes së punës
Sulmuesi nga Kosova, Albion Rrahmani ende nuk po mundet të paraqitet për skuadrën e re Rapidin e Bukureshtit. Lidhur më këtë temë ka folur edhe presidenti i klubit rumun, Daniel Niculae.
Ky i fundit ka sqaruar se Rrahmani po i mungon skuadrës për shkak të lejes së punës, por që nuk ka vend për shqetësim.
“E kemi një ekip të pasur dhe mjaft të balancuar. I kemi nga dy lojtarë në çdo pozitë, ndërsa po i presim edhe të tjerët, përfshirë këtu edhe Rrahmanin, që të na bashkohen. Atij po i mungon ende leja e punës. Nuk ka vend për shqetësime, jemi të relaksuar për rastin e Rrahmanit. Krejt çka na nevojitej, kartoni i gjelbër, po bëhet gati”, ka deklaruar Nicualae për mediumin rumun “Prosport”.
Rrahmani ishte transferi i dytë më i shtrenjtë i kësaj vere i Rapid Bukureshtit pas Andrei Borzas, i cili i kushtoi klubit rumun 800 mijë euro.