
Presidenti i Realit infektohet me Covid
02 shkurt 2021
| 14:06
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i prekuri i radhës nga COVID-19. I pari i “Los Blancos” ka dal pozitiv në analizat e fundit. Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një komunikate zyrtare.
“Real Madridi komunikon se presidenti Florentino Perez ka dal pozitiv me COVID-19 edhe pse nuk ka shfaqur simptoma”, shkruhet në komunikatën e klubi.
Nga ana tjetër, Zidane është shëruar edhe pse Reali ende nuk e ka konfirmuar me komunikatë zyrtare.