Presidenti i ri emëron qeverinë kalimtare pas rrëzimit të Asadit

30 mars 2025 | 09:26

Në Siri po shkruhet historia. Presidenti i ri, Ahmed al-Sharaa, njoftoi për formimin e një qeverie të re kalimtare, duke shënuar një kthesë të madhe pas dekadave të sundimit të familjes Asad, raporton Reuters.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, rebelët e udhëhequr nga lëvizja Hayat Tahrir al-Sham morën pushtetin, duke rrëzuar nga froni Bashar al-Assadin.

Pas triumfit të tyre, ata nisën procesin e tranzicionit, duke krijuar një qeveri të përkohshme, e cila tashmë ka marrë edhe formën zyrtare.

Perëndimi dhe OKB-ja kanë vënë kushte të qarta: respektim i të drejtave të njeriut dhe përfshirje e të gjitha komuniteteve në strukturat e reja qeveritare.

Tani mbetet për t’u parë se si do të ecë Siria në këtë kapitull të ri të historisë së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua në Lipjan ka raportuar se është sulmuar fizikisht…