Presidenti i ri iranian betohet para Parlamentit

05 gusht 2021 | 10:55

Presidenti i ri iranian, Ebrahim Raisi do të betohet më 5 gusht para Parlamentit, për të kompletuar hapin e dytë të inaugurimit, teksa Teherani përballet me një ekonomi të shkatërruar nga sanksionet amerikane, me rritje të krizës shëndetësore dhe negociata të vështira për ringjallje të marrëveshjes bërthamore që ky shtet ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Ish-shefi i gjyqësorit, Raisi, është kritikuar nga Perëndimi për trajtimin e njerëzve në të kaluarën dhe është sanksionar nga Shtetet e Bashkuara për përfshirje në ekzekutimin masiv të mijëra të burgosurve politikë.

Më 3 gusht, ish-prokurorit kontrovers i janë dhënë kredencialet nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke shënuar fillimin e tranzicionit nga presidenca e relativisht të moderuarit Hassan Rohani.

Menaxhimi i situatës ekonomike pritet të jetë në krye të agjendës së Raisit, ashtu sikurse negocitatat rreth marrëveshjes bërthamore.

Ai ka thënë gjatë fjalimit të fitores se përkrah negociatat në këtë aspekt.

Mediat iraniane kanë thënë se disa zyrtarë të huaj janë ftuar në ceremoninë e 5 gushtit, përfshirë presidentin e Irakut dhe kryetarët e parlamenteve në Niger, Siri, Taxhikistan, Tanzani dhe Uzbekistan.

Pas ceremonisë së betimit, ai pritet të prezantojë kabinetin e tij.

Përgjatë një adresimi më 3 gusht, Raisi ka thënë se Qeveria e tij do të marrë hapa për të hequr sanksionet “tiranike” të ShBA-së.

ShBA-ja është tërhequr nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe ka rikthyer sanksionet ndaj këtij shteti.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është pjesë e negociatave për rikthim të SHBA-së në këtë pakt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se…