Presidenti i Serbisë tenton ta frikësojë Kosovën: Do t’i befasojmë

07 mars 2022 | 16:32

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të hënën në Leskovc të Serbisë se nëse Kosova pranohet në organizatat ndërkombëtare, kjo do të nxisë reagimin e Beogradit, që sipas tij, do të japë “një përgjigje të fortë dhe efikase nga Beogradi, e cila do t’i habisë”.

“Mesazhi im, pa hyrë në të gjitha detajet, dhe ne jemi duke analizuar gjithçka në plotni, është se nëse ata fillojnë me këtë, do të befasohen nga përgjigja e fortë dhe efikase e Serbisë. Nëse Kosova i bashkohet organizatave ndërkombëtare, do të thotë prishje e marrëveshjes së Uashingtonit. Në atë rast do ta marrin vesh për disa vende që kanë tërhequr njohjen. Nëse ata veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme, ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi”, ka thënë Vuçiqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur edhe për aerolanët…