Presidenti i Sevillas, Juventusit: Jemi ‘mbretërit’ e Ligës së Evropës

11 maj 2023 | 12:36

Sevilla ka një lidhje të veçantë me Ligën e Evropës, trofe të cilin e ka fituar gjashtë herë, si asnjë skuadër tjetër.

Andaluzianët janë konfirmuar edhe këtë sezon, duke mbërritur në gjysmëfinalet e Ligës së Evropës. Skuadra spanjolle luan të enjten (21:00) duelin e parë ndaj Juventusit, në Torino.

Presidenti i Sevillas, Jose Castro Carmona, “kërcënon” bardhezinjtë e Max Allegrit.

“Një tjetër transfertë. Nëse kualifikohemi, do të luajmë finalen e radhës. Ndjesitë i kam të mira. Kemi bërë gjithmonë gjëra ndryshe nga të tjerët në këtë kompeticion. Jo më kot e kemi fituar shumë herë. Juventusi? Ata kanë kampionë si Pogba, Cuadrado dhe Vlahovic, por jam i sigurt se Juventusi nuk do e ketë të thjeshtë të përballet me mbretërit e Ligës së Evropës”, u shpreh kreu i klubit spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në…