Presidenti i shpreh ngushëllime familjes Zhitia
17 maj 2020
| 11:49
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka shprehue ngushëllime familjes Zhitia për vdekjen e Sylë Zhitisë, vëllait të heroit Afrim Zhitia.
“Sa pikëlluese vdekja e papritur e mikut tim Sylë Zhitia! Syla, si gjithë familja e tij, ishte i përkushtuar në të gjitha periudhat historike me çështjen e Kosovës.
Familja Zhitia dha shumë për Kosovën.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes së heroit Afrim Zhitia!” ka shkruar Thaçi në “Facebook”.