Presidenti i Shqipërisë bën homazhe në Gllogjan
23 qershor 2024
| 12:31
Para se të shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Ai u prit në kullën e Haradinajve, nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe familjarët tjerë të kësaj familje.