Presidenti i Shqipërisë dënon sulmin fizik ndaj Sali Berishës

06 dhjetor 2022 | 16:07

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj Sali Berishës.

Presidenti Begaj e ka cilësuar këtë akt si të papranueshëm dhe që bie ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Begaj ka inkurajuar autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shpërthime u dëgjuan pasditen e sotme në Zubin Potok,…