Presidenti i Shqipërisë do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, më 6 maj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III.
Ftesa është zyrtarizuar pas takimit që Begaj ka pasur me ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King Smith.
Me anë të një postimi në “Twitter”, ambasadori britanik ka thënë se pjesëmarrja e Begajt në kurorëzimin e Mbretit është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë.
“Takova presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, ka shkruar ambasadori britanik.
Në këtë ceremoni priten të jenë rreth 2 mijë të ftuar nga e gjithë bota.
Great to meet H.E. President @BajramBegajAL ahead of his visit to the #UK to attend the Coronation of King Charles III & Queen Camilla, as a testament to the strong relationship between 🇬🇧&🇦🇱.
Happy that President Begaj will join world leaders to mark this historic event.#UKandAL pic.twitter.com/w5VrJAxVT5— Alastair King-Smith (@AlastairKS) May 2, 2023