Presidenti i Shqipërisë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, premtim i vonuar nga Perëndimi

15 gusht 2022 | 12:16

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një konferencë të përbashkët me homologen Vjosa Osmani në Prishtinë, ka ofruar  mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. “Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vi në shtëpinë e shqiptarisë, aty ku shtëpia është e Zotit dhe e mikut. Faleminderit për pritjen e ngrohtë vëllazërore. Jam i nderuar të jem në Prishtinë në vizitën time të parë si president. Dy dialekte dhe një gjuhë, dy republika dhe një komb. Së bashku duhet të luftojmë për të ruajtur paqen”, ka thënë Begaj.

Më tutje, Begaj ka folur edhe për luftën e UÇK-së. Ai ka thënë se UÇK-ja është faqe e ndritur e çdo shqiptari.

“UÇK-ja, faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar. Hapja e negociatave me BE për Shqipërinë një hap shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Unë sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një konferencë të përbashkët…