Presidenti i Shqipërisë: Mesazhi im për autoritetet e Kosovës është që ta ruajnë qetësinë

08 nëntor 2022 | 16:45

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, u ka bërë apel udhëheqësve të institucioneve të Kosovës që ta ruajnë qetësinë dhe ta vazhdojnë dialogun me Serbinë.

Në një prononcim për mediat nga Kukësi, Begaj ka folur edhe për situatën në veri të Kosovës.

“Mesazhi im për autoritetet e qeverisë së Kosovës është që të ruhet qetësia, të vazhdohet dialogu, sepse vetëm nëpërmjet dialogut mund të arrihet zgjidhja e problemeve”.

“Situata në tërësi globale e sigurisë është e cenuar. Siç e dini, sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që të çorientohet e gjithë situata e sigurisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që unë e vlerësoj që është një situatë e qetë, por shumë e brishtë dhe në çdo kohë mund të këtë tensione”.

“Ne si shqiptarë, si një komb, duhet të ruajmë qetësinë, duhet të mos biem pre e provokimeve dhe të garantojmë që jemi njerëz qytetarë, nuk duam luftën, por duam paqen dhe duhet të kontribuojmë sa më shumë për zgjidhjen e problemeve vetëm nëpërmjet dialogut”, ka thënë Begaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të martën është dhënë fjala…