Presidenti i Shqipërisë të hënën viziton Kosovën
12 gusht 2022
| 15:07
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj të hënën do ta vizitojë Republikën e Kosovës. Gjatë kësaj vizite, Begaj do të takohet me liderët institucionalë të Kosovës.
Në kuadër të kësaj vizite, Begaj do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
“Të hënën, 15 gusht 2022, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës. Kjo është vizita e parë e Begajt në Kosovë si president i Shqipërisë.