PRESIDENTI I SHQIPËRISË TE VARRI I HEROIT TË KOMBIT XHEVAT QERIMI

13 prill 2025 | 22:22

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, vendosi lule, nderoi dhe mbajti fjalë rasti, pranë varrit të luftëtarit të madh, Udhëheqësit të lavdishëm të Këshillit të Rrethit të Lëvizjes për Gjilan, Viti dhe Kamenicë!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, bëri vizitë historike në Kodrën e Dëshmorëve dhe u ndal e vendosi lule e mbajti fjalim, pranë varrit të Komandantit të parë çlirimtar, para se të themelohej UÇK, atëherë kur projektohej fillimi i luftës çlirimtare të armatosur!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, njihej me Heroin e Kombit Xhevat Qerimi, prej atëherë kur Xhevati ishte për ushtrime ushtarake në Shqipëri, në grupet e famshme, me të mëdhenjtë e pavdekshëm Heronjtë e Kombit, me Komandantin Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, dhe me Komandantët Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha e shumë të tjerë!

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i shoqëruar nga Bashkëshortja e Tij Armanda Begaj, në prezencë të familjes së Xhevatit, Bashkëshortes, vajzave dhe nipit, në prezencë edhe të Kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, të Nënkryetares Leonora Morina, të Kryetarit të Asamblese së Komunës Kushtrim Kadriu, i nderuar edhe nga prezenca e ish-Komandantit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së Ahmet Isufi dhe Drejtori Bajram Isufi e zyrtarë të tjerë të niveleve te ndryshme komunale, por edhe ushtar e veteran të UÇK-së, Xhevdet Sylejmani etj., nderoi pranë varrit të Heroit të Kombit Xhevat Qerimi në Gjilan, në nderim të jetës dhe veprës së Tij heroike, në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Heroi i Kombit Xhevat Qerimi, ishte atdhetar e patriot i madh, ishte Komandant i parë legjendar i njësiteve të para të armatosuravtë UÇK-së, populli shqiptar e ka pasur në radhët e para të frontit të luftës për liri kundër Serbisë pushtuese dhe tradhetarëve të vendit!

Nderim pranë trupit të tij të shtrenjtë, nga ana e Presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj, ishte dhe do të mbetet ngjarje e shënuar në historinë e nderimeve të mëdha kombëtare presidenciale të Shqipërisë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Prill 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isuf Xhyliqi është i riu ng fshati Marali e Malishevës…