
Presidenti i Shqipërisë vjen sot në Kosovë, pritet nga Osmani
16 shkurt 2023
| 08:17
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Lajmin e ka dhënë Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi për medie.
Begaj do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani, takim ky që parashihet të fillojë prej orës 11:00 në kabinetin e presidentes.
Presidenti Bajram Begaj do ta vizitojë Kosovën një ditë para Ditës së Pavarësisë, ndaj kjo parashihet të jetë edhe arsyeja e vizitës.
Begaj vizitën e tij të fundit në Kosovë e kishte bërë në gusht të vitit të kaluar.