Presidenti i Shri Lankës kërkoi ndihmë nga Putin, protestuesit ia pushtojnë rezidencën

09 korrik 2022 | 16:00

Mijëra protestues kanë sulmuar rezidencën e presidentit Gotabaya Rajapaksa në kryeqytetin e shtetit aziatik te Shri Lankës.

Presidenti i Shri Lankës, ditë më pare kishte kërkuar ndihmë nga presidenti rus Putin për blerje të naftës raporton BBC.

Demonstruesit nga i gjithë vendi marshuan në Colombo duke kërkuar dorëheqjen e tij pas muajsh protestash për keqmenaxhimin e krizës ekonomike të vendit.

Raportet thonë se ai tashmë është zhvendosur në një vend më të sigurt.

Vendi po vuan inflacionin e shfrenuar dhe po lufton për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Bliken në një deklaratë të…