Presidenti i Sierra Leones demanton Serbinë për “ç’njohje”, thotë se do të forcojnë lidhjet me Kosovën

12 prill 2025 | 16:47

Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka shkruar për takimin që ka pasur në Turqi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se ndjehet tepër mirë që ka pasur rastin ta takojë presidentin Vjosa Osmanin.

Ai ka thënë se janë dakorduar me Osmanin për forcimin e lidhjeve mes dy shteteve përmes angazhimit në nisma të ndryshme me përfitim reciprok.

“Ne ramë dakord të forcojmë lidhjet dypalëshe midis Sierra Leones dhe Kosovës, duke u angazhuar për të bashkëpunuar në iniciativa të ndryshme që do të përfitojnë të dy kombet”, ka shkruar ai.

Sierra Leone e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës më 11 qershor 2008.

Serbia, në kuadër të fushatë së saj propaganduese kundër pavarësisë së Kosovës, kishte pretenduar se Sierra Leone “ka tërhequr njohjen” ndaj shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin…