
Presidenti i Sllovenisë kundërshton fuqishëm ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka folur pas “tymnajës” së madhe të krijuar nga publikimi i një letre në të cilën flitet për ripërcaktimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor.
Pahori ka thënë se është kundër idesë së ndryshimit të kufijve.
“Si president i Republikës, unë vizitova Bosnjën shtatë herë. As gjatë vizitës së fundit, as më herët e as më vonë, s’kam qenë në dijeni për ndonjë dokument jozyrtar. Unë e kundërshtoj fuqimisht idenë e shpërbërjes përfundimtare të Jugosllavisë dhe ndryshimin e kufijve”, ka thënë presidenti slloven për mediumin slloven “24.ur.com”.
Pahori ka thënë se zgjerimi dhe integrimi në Bashkimin Evropian do të parandalojë shfaqjen e ideve të rrezikshme për ndryshime të kufijve, që vetë ai ka thënë se e kundërshton ashpër.
Më tutje, ai ka thënë se mbështet zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së .
Pahori a thënë se ngecja drejt anëtarësimit të këtyre vendeve, po shkakton edhe humbje të besimit tek vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Për këtë pasojat mund të jenë forcimi i nacionalizmit dhe rritja e ndikimit të vendeve të treta”, ka thënë Pahori.
Lidhur me letrën e publikuar nga mediet sllovene ka reaguar edhe ministri gjerman për Evropën, Michael Roth. Ai ka thënë se rivizatimi i kufijve është një rrugë e rrezikshme.
Në “non-paper”-in e publikuar nga “necenzuriano.si”, përshkruhej ridefinimi i kufijve në rajon. Sipas asaj letre, Kosova bashkohet me Shqipërinë, derisa “Republika Srpska” e Bosnjës i bashkohet Serbisë.