Presidenti i Sllovenisë nesër viziton Kosovën, takohet me Vjosa Osmanin
12 maj 2021
| 13:13
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, nesër (e enjte) viziton Kosovën, ku do të takohet me homologen e tij, Vjosa Osmani.
Takimin bilateral në mes të dy presidentëve dhe vizitën e presidentit slloven në Kosovë e ka konfirmuar, këshilltari për medie i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
“Po, presidenti slloven, Borut Pahor do të arrijë nesër në Prishtinë, dhe do të ketë takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani”, ka thënë Kupina për “Express”