Presidenti i Sllovenisë viziton Kosovën javën e ardhshme
05 maj 2021
| 14:47
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, javën e ardhshme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentit Pahor.
Në takimet që presidenti slloven do të ketë në Prishtinë, pritet që të diskutohet rreth përgatitjeve për samitin Brdo-Brione.
Pahori do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë një ditore. Kujtojmë se kjo është vizita e dytë e Pahor në Kosovë, pas një vizite që kishte bërë gjatë viti 2018, në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. /demokracia/