
Presidenti i Sllovenisë viziton Kosovën javën e ardhshme
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, më 7 shtator do të vijë në Prishtinë. Gjatë kësaj vizite, ai pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo vizitë është në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të liderëve të nismës së Procesit Brdo-Brijuni, i cili do të mbahet më 12 qershor.
Disa ditë më parë, Pahori ka qëndruar për një vizitë disaditore në Beograd, ku ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë ka kërkuar që ta formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Pahori ka thënë se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të dërgojë disa mesazhe të rëndësishme.
“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, ka thënë ai.