Presidenti i Sri Lankës konfirmon dorëheqjen, njofton kryeministri
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka konfirmuar dorëheqjen, njoftoi zyra e kryeministrit, pasi protestuesit sulmuan rezidencat zyrtare të të dy liderëve.
Demonstruesit vazhdojnë ta pushtojnë pallatin presidencial dhe rezidencën kryeministrore dhe kanë refuzuar të largohen derisa liderët të largohen.
Kryetari i parlamentit tha të shtunën se presidenti do të jepte dorëheqje më 13 korrik, por shumë protestues nuk besonin.
Të hënën zyra e kryeministrit Ranil Wickremesinghe tha në një deklaratë se ishte informuar zyrtarisht nga zoti Rajapaksa se ai do të largohej të mërkurën. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë fjalë të drejtpërdrejtë nga zoti Rajapaksa.
Sipas Kushtetutës së Sri Lankës, dorëheqja e tij mund të pranohet vetëm zyrtarisht kur ai jep dorëheqje me letër drejtuar kryetarit të parlamentit, e cila ende nuk ka ndodhur.
Wickremesinghe edhe më herët thënë se do të tërhiqej nga pozicioni i tij.