Presidenti i Sri Linkës iku në Maldive, vëllai i tij do të shkojë në ShBA

13 korrik 2022 | 07:51

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, është arratisur nga vendi që e drejtoi disa vjet. Ai me një avioni ushtarak, mes protestave masive për krizën ekonomike që kanë shpërthyer në shtetin aziatik, iku për Maldive me gruan dhe dy zyrtarë të sigurisë.

Ata mbërritën në kryeqytetin Male rreth orës 03:00 me orën lokale, kanë treguar burimet e BBC-së.

Largimi i Rajapaksa, 73-vjeçar, i jep fund një dinastie familjare që ka sunduar Sri Lankën për dekada.

Presidenti kishte qenë i fshehur pasi turmat hynë në rezidencën e tij të shtunën dhe ishte zotuar të jepte dorëheqje të mërkurën më 13 korrik.

Një burim i tha BBC-së se Rajapaksa nuk do të qëndrojë në Maldive dhe synon të udhëtojë në një vend të tretë.

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se do të shkojë në ShBA.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova synon që në muajt e ardhshëm të nis procesin…