
Presidenti i UEFA-s: Jemi të pikëlluar për humbjen e Elizabeth II
09 shtator 2022
| 11:27
Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 96-vjeçare.
Ngushëllimet për të kanë qenë të shumta, ku shumë figura të njohura botërore kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë humbje të madhe.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin ka shprehur ngushëllimet familjes, në një postim që ka bërë në faqen zyrtare të UEFA-s.
“UEFA dhe futbolli evropian janë vërtet të pikëlluar për vdekjen e Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II, një prej figurave më të respektuara në botë. Mendimet tona janë me familjen e saj dhe Presidentin e Shoqatës Angleze të Futbollit, Princin William, si dhe me qytetarët e mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të Komonuelthit”, u shpreh Çeferin.